Pedro: Dëshira ime është të mbetem te Chelsea

Futboll

Pedro: Dëshira ime është të mbetem te Chelsea

Më: 26 mars 2020 Në ora: 21:49
Pedro

Pedro Rodriguez ka zbuluar dëshirën e tij, sa i përket të ardhmes në karrierën e tij.

Ish anëtari i Barcelonës që tashmë mbron fanellën e Chelsea, Pedro, ka zbuluar dëshirat e tij, me merkaton e verës që po afron.

Spanjolli është në mesin e emrave që përmenden se mund të largohen nga ‘Stamford Bridge’, edhe pse dëshira e tij nuk është e tillë.

“Siç e dinë disa njerëz, kontrata ime përdundon në maj. Por, unë nuk kam folur me asnjë në klub, nëse do të rinovohet ose jo” ka thënë Pedro.

“Dëshira ime është që të kem mundësi të vazhdoj këtu, por unë nuk e di se çfarë do të ndodh. Unë duhet të flas me skuadrën dhe të shoh çfarë ndodh” ka thënë tutje spanjolli.

Më herët gjatë kësaj jave është thënë se Pedro do të largohet nga Chelsea, por duket se situata nuk është vendosur akoma. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat