De Gea dhuron 300 mijë euro në luftën kundër Covid-19

Futboll

De Gea dhuron 300 mijë euro në luftën kundër Covid-19

Më: 27 mars 2020 Në ora: 11:39
De Gea

Portieri spanjoll David de Gea ka dhuruar 300 mijë euro për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së koronavirusit në Spanjë.

Numri një i Manchester United dhuhet se ka bërë dhurimin e ndihmës në mënyrë anonime te autoritet lokale në kryeqytetin e Spanjës për të ndihmuar në sigurimin e pajisjeve mjekësor.

Gjesti i tij është bërë publik nga presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso.

“Faleminderit De Gea. Ndihma e madhe që i keni dhënë Komunitetit të Madridit do të jetë thelbësore për të luftuar Covid-19. Përjetësisht mirënjohës, krenar me ju”, ka shkruar Diaz Ayuso.

Numri i të prekurve në Spanjë në ditët e fundit nga koronavirusi është rritur dukshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat