Shqiptarja përlotet, kjo është arsyeja

Futboll

Shqiptarja përlotet, kjo është arsyeja

Më: 27 mars 2020 Në ora: 13:12
Shqiptarja përlotet, kjo është arsyeja

Distancimi social, izolimi në shtëpi, janë dy nga këshillat kryesore që autoritetet shëndetësore dhe qeveritare po i nënvizojnë më fort sot për njerëzit, në kushtet e pandemisë globale të “Coronavirus”. Pra, duam apo nuk duam, jemi të detyruar të karantinohemi në shtëpi, me sa më pak dalje jashtë, vetëm për nevoja bazike. Futbollistë e sportistë i janë nënshtruar këtij regjimi, bashkë me gazetarët sportivë.

Megjithatë, ka nga ata që nuk po e përjetojnë aspak mirë këtë situatë, vetminë brenda mureve të shtëpisë, mungesën e aktivitetit të përditshëm profesional e njerëzor. Madje, njërës nga moderatoret më të njohura sportive në Shqipëri, Ilda Bejeri, ankthi dhe stresi po i shtohet nga dita në ditë, aq sa mbrëmë ka shpërndarë një video të vetën në Instagram, ku nuk mungojnë edhe lotët.

Para fansave të vet, ajo shprehet se po ditë të vështira dhe mjaft me stres, çka e ka detyruar të shtojë besimin te Zoti: “Prej 15 ditësh po qëndroj në shtëpi. Njerëzit e kanë kaluar kohën në shtëpi duke bërë palestër, duke gatuar, por për mua këto ditë kanë qenë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente. Mbi të gjitha stresi që po kalojmë dhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë është diçka që duket sikur po të merr frymën.

Kam filluar ta gjej qetësinë time duke besuar te Zoti. Është momenti që të reflektojmë dhe t’i lutemi shumë Zotit që kjo të kalojë. Duhet të bëjmë kujdes, sepse kjo situatë mund të kthehet në një dramë të vërtetë, nëse nuk qëndrojmë në shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat