Fotografi emocionuese sportive në Kosovë në vitet e 90-ta! Ky personalitet dhe krah i djathtë i Rugovës, nuk harrohet kurrë!

Futboll

Fotografi emocionuese sportive në Kosovë në vitet e 90-ta! Ky personalitet dhe krah i djathtë i Rugovës, nuk harrohet kurrë!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2020 Në ora: 16:10
Fotografi emocionuese sportive në Kosovë në vitet e 90-ta! Ky personalitet dhe krah i djathtë i Rugovës, nuk harrohet kurrë!

Kur shikon këtë fotografi, është e pamundur të mos emocionohesh dhe secili të emocionohet e të përlotet. Personalitet që nuk harrohet kurrë, akademik Fehmi Agani, i cili u vra në vitin 1999 nga forcat serbo-çetnike.

Akademik Fehmi Agani ishte nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ndër kryesorët në hartimin e dokumenteve të rëndësishme për Kosovën.

Me një fjalë, krah i djathtë i Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Një fotografi sa një mijë fjalë, mijëra tifozë në prapavijë në vitet e 90-ta,  akademik Agani kur ia dorëzonte trofeun e Kupës kapitenit të Prishtinës, Fadil Berisha. Kjo fotografi është emocionuese, tregon më së miri se akademik Agani sa shumë e donte e respektonte sportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat