Alfons Schuhbeck: Ky ilaç të mbron nga coronavirus

Futboll

Alfons Schuhbeck: Ky ilaç të mbron nga coronavirus

Më: 27 mars 2020 Në ora: 17:19
Alfons Schuhbeck

Koronavirus ka pezulluar sportet në të gjithë botën dhe ka dërguar shumë futbollistë në izolim, për të shmangur përhapjen në masë të këtij virusi që ka vrarë me mijëra njerëz.

Në izolim është dhe skuadra e Bayernit. Lojtarët e gjigantit bavarezë po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe ushqimin për ta po e përgatit kuzhinieri Alfons Schuhbeck.

Ai gjithashtu pretendon se ka përgatitur një ilaç që të mbron nga Koronavirusi, dhe atë ua jep lojtarëve.

“Për lojtarët e Bayernit, unë bëj lëng xhenxhefili çdo mëngjes. Për të qenë të saktë, gjysma xhenxhefil i shtrydhur dhe tjera lëng limoni. Djemtë gjithashtu konsumojnë acide yndyrore Omega-3 përmes vajit të peshkut dhe farave të lirit ose shegës. Përveç kësaj, unë rekomandoj shafran të Indisë ose hudhër.

Ai rrit mekanizmat e tyre mbrojtëse shëndetësore në maksimum, ata vështirë se mund të sëmurën. Nëse pini ilaçin gjatë gjithë kësaj kohe, do të jeni më të përgatitur për Koronavirus”, u shpreh kuzhinieri i Bayernin.

Vlen për t’u theksuar se asnjë futbollist i Bayern deri më tani nuk është infektuar me Koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat