Legjenda braziliane: Neymari është më i mirë se Messi

Futboll

Legjenda braziliane: Neymari është më i mirë se Messi

Më: 27 mars 2020 Në ora: 17:31
Cafu

Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin, Cafu insiston se ylli i Pars Saint-Germain, Neymar është një talent superior karshi kapitenit të Barcelonës, Lionel Messi.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është duke punuar në një marrëveshje për ta rikthyer Neymar në Nou Camp këtë verë.

Rikthimin e tij te Barcelona e mirëpret edhe Cafu, i cili beson se Neymar është lojtar më cilësi më të mëdha se Messi.

“Sa i përket cilësisë, nuk ka asnjë lojtar që mposht Neymarin, as vetë Messi, për të cilin unë jam një tifoz i madh”, ka thënë fillimisht Cafu.

“Ai është një lojtar i thirrur për të bërë ndryshime në futbollin brazilian”.

Sidoqoftë, Cafu paralajmëron gjithashtu se Neymar duhet të përmirësojë qëndrimin e tij për të arritur potencialin e tij.

“Neymar duhet ta marrë atë përgjegjësi. Ai nuk ka profilin e një lideri, por pëlqeje ose jo, me të në fushë tetë kundërshtarë do të jenë të kthyer në mbrojtje”.

“Ai është një referencë, ai krijon hapësira dhe shënon gola jashtëtokësore”, përfundoi braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat