Pëson shqiptari në Barcelonë

Futboll

Pëson shqiptari në Barcelonë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 12:56
Pëson shqiptari në Barcelonë

Gjigantët europianë janë duke bërë pakt me lojtarët e tyre sa i takon rrogave faraonike që marrin nga fusha e blertë.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Barcelona, me lojtarët e katalanasve që nuk e kanë pranuar diçka të tillë.

Presidenca e klubit duket se do ia dalë të bindë Messin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë krize dhe jo aktivitetit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet.

Mendohej se kjo gjë do ishte vetëm për ekipn A, ndërsa nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfhsirë edhe ekipin B, aty ku luan sulmuesi i Kombëtares Rei Manaj. Duket se lushnjari do ketë të njëjtin fat si milionerët e Barcelonës, teksa dihet se pagesat në ekipin B janë dukshëm shumë më të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat