Rrëfehet shqiptari nga Struga që u rrit me Zlatanin: Ibrahimoviçi si fëmijë ishte ‘belaxhi’

Futboll

Rrëfehet shqiptari nga Struga që u rrit me Zlatanin: Ibrahimoviçi si fëmijë ishte ‘belaxhi’

Më: 28 mars 2020 Në ora: 14:24
Rrëfehet shqiptari nga Struga që u rrit me Zlatanin: Ibrahimoviçi si fëmijë ishte ‘belaxhi’

Kjo është lagja Rosengard në Malmo të Suedisë. Në këtë vendbanim ka lindur dhe është rritur si futbollist legjenda suedeze dhe ylli i shumë skuadrave europiane, aktualisht sulmues i AC Milan të Italisë, Zlatan Ibrahimovic.E në këtë lagje të gjithë krenohen me Zlatan Ibrahimovicin, prandaj në këtë ndërtesë është vënë posteri i tij. Posteri është vendosur në mënyrë që edhe kalimtarët e rastit ta shohin se nga vjen legjenda e futbollit botëror.

Duke iu falënderuar mikut tonë dhe trajnerit të njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Malmo të Suedisë, Agim Sopi, arritëm të takojmë shqiptarin Adi Hoxha, bashkëlojtarin e dikurshëm të Zlatan Ibrahimoviçit.

Në intervistën për Lajm Tv, nga Maqedonia e Veriut Hoxha, i lindur në Suedi, por me origjinë nga Struga, rrëfen mes tjerash se si ka qenë Zlatani si fëmijë.

Hoxha tregon se dikur me Zlatan Ibrahimoviçin kane luajtur sëbashku në disa klube suedeze. Ai thotë se me Ibrahimoviçin kane qenë shumë shokë të ngushtë.

Ibrahimoviçi ka arritur majat e suksesit në futboll dhe sportin botëror por si shokë i fëmijërisë Hoxha ende mban kontakte me të sado që jane të rralla. Hoxha tregon se kur Ibrahimoviçi ishte transferuar në Ajax, i kishte dhuruar fanellën e gjigantit holandez.

E ky është terreni i futbolli i ndërtuar në nga Zlatan Ibrahimovic në vitin 2007. Ylli suedez kishte dashur që fëmijëve të lagjës së tij, në të cilën dikur jetonte dhe vraponte pas topit të futbollit, t’ju bëjë një dhuratë të veçantë.

Pranë fushës së futbollit janë vendosur këmbët e Zlatan Ibrahimovicit, një pllakë e tij, ndërsa terreni ishte zbukuruar edhe me siluetë të artë të yllit suedez

Në hyrje të fushës së futbollit është vendosur një mbishkrim, të cilën na e përktheu dhe lexoi trajneri Sopi.

“Këtu është zemra ime. Këtu është historia ime. Këtu është loja ime. Merrni më tej. Zlatani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat