Njëri nuk është gjallë, tre emra që çonin në këmbë stadiumin e Prishtinës si të shpërthente vullkani!

Futboll

Njëri nuk është gjallë, tre emra që çonin në këmbë stadiumin e Prishtinës si të shpërthente vullkani!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2020 Në ora: 14:42
Kujtim Shala, Mirosllav Qira Bllazheviq dhe Fadil Vokrri

Eh, viti 1985! Viti kur në krye të Prishtinës erdhi Mirosllav Qira Blazheviq dhe drejtojë skuadrën e gjeneratës së artë, kur e kishte kapiten Fadil Vokrri!

Kjo fotografi është bërë në vitet e pasluftës.

Në mes është Bllazheviqi, që edhe sot është në zemrat e tifozëve shqiptarë të Kosovës, në të majtë Kujtim Shala dhe në të djathtë Fadil Vokrri, dy legjendat e futbollit, në prapavijë shihet edhe ish mbrojtësi Shefqet Sinani.  Njëri nuk është gjallë,  Fadil Vokrri, që ka ndërruar jetë me 9 qershor të vitit 2018.

Tre emra që çonin në këmbë stadiumin e Prishtinës sikur shpërthente vullkani! Prishtina e gjeneratës së artë, e paharruar!

Vitet të arta! Fotografi emocionuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat