Policia arreston ndihmëstrajnerin e kombëtares

Futboll

Policia arreston ndihmëstrajnerin e kombëtares

Më: 28 mars 2020 Në ora: 14:54
Policia arreston ndihmëstrajnerin e kombëtares

Masat e ashpra të ndërmarra në kushtet e emergjencës së Koronavirusit nuk kursejnë asnjë as  njerëzit e famshëm. Nolberto Solano, ish-lojtar i Newcastle dhe aktualisht ndihmëstrajner i kombëtares së Perusë, u ndalua nga policia në kryeqytetin e
Perusë, Lima pasi theu izolimin e vendosur nga autoritetet, si masë parandaluese ndaj COVID-19, duke shkuar në një festë në një vilë private.

Në Peru, karantina është vendosur me detyrim deri më 12 prill. Solano po shkonte në një festë me shumë njerëz të tjerë. Autoritetet ndërhynë një telefonate të bërë nga fqinjët, të cilët vunë re “lëvizjen e palejueshme”. Policia e gjeti Solanon (konsiderohet simbol i futbollit në Peru) në shoqërinë e shumë njerëzve të tjerë. Për të hyrë në vilën ku po zhvillohej festa, agjentët policorë duhej të ngjiteshin mbi mur.

Përveç Solanos, u arrestua edhe ish-futbollisti Pablo Zegarra. Të dy u përpoqën të justifikoheshin duke thënë se ishin të ftuar në darkë nga një mik, por justifikimi i tyre nuk “piu ujë”.

Solano kërkoi falje për veprimin e tij të pamenduar, por ishte vonë, sepse përfundoi në komisariat, për shkelje të karantinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat