E rëndë, ja kush ia merr jetën

Futboll

E rëndë, ja kush ia merr jetën

Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:32
E rëndë, ja kush ia merr jetën

Seb Lewis, 38 vjeç, i njohur në Angli si një shembull i tifozit pasionit dhe origjinal, ka humbur jetën për shkak të Koronavirusit.

Lajmi i hidhur u njoftua nga klubi i Charltonit, në ndeshjet e të cilit në shtëpi dhe jashtë Lewis kanë qenë gjithmonë i pranishëm, që nga viti 1998 deri sot.

Tifozi i njohur kishte shfaqur simptoma më 16 mars dhe pas shtrimit në spital gjendja e tij ishte përkeqësuar në dy ditët e fundit, derisa e humbi betejën me virusin vdekjeprurës.

“Ne jemi të shkatërruar nga ky lajm, ai ishte shpirti dhe zemra e familjes së madhe të Charltonit.

Ne ishim krenarë për faktin se ai kurrë nuk kishte humbur një ndeshje nga shkurti i vitit 1998 deri sot”, shkruan klubi në profilet e tij sociale, duke postuar edhe dy foto të super fansit Lewis, që kishte ndjekur 1076 takime radhazi të skuadrës së tij të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat