Shevçenko po e përjeton këtë situatë

Futboll

Shevçenko po e përjeton këtë situatë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:56
Shevçenko po e përjeton këtë situatë

Andrey Shevçenko po e përjeton këtë situatë të vështirë që po kalojmë të gjithë, për herë të dytë. Shumë ngjashmëri sheh figura e njohur e futbollit europian me tragjedinë e madhe të Çernobilit në vitin 1986.

Krahasimi i Koronavirusit me atë që ndodhi asokohe, e tregon më së miri edhe periudhën që po kalohet në këtë kohë, megjithëse për shumëkënd ka nisur si një lojë, ku nuk janë kursyer edhe talljet. Në intervistën e dhënë për mediat italiane, Shevçenko ka thënë se duhet të evitohen edhe sjelljet idiote nga ana e qytetarëve, që kundërshtojnë masat e qeverisë.

“Unë kam qenë i mbyllur në shtëpi për 10 ditë, por jam mirë.

Ne nuk mund ta bëjmë asgjë përveç respektimit të direktivave të dhëna nga Qeveria dhe të lejojmë mjekët të bëjnë punën e tyre të madhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata vërtet janë heronj dhe ata duhet të falënderohen. Kam pasur një kohë të ngjashme në Ukrainë, me fatkeqësinë bërthamore të çernobilit të vitit 1986. Ju duhet të shmangni sjelljet idiote dhe të kuptoni që secili prej nesh mund të kontraktojë virusin dhe të jetë i rrezikshëm edhe për njerëzit e tjerë”, tha Shevçenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat