Juventusi heq dorë nga dy yje

Futboll

Juventusi heq dorë nga dy yje

Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:15
Juventusi heq dorë nga dy yje

Klubi i Juventusit mund të bëjë një çmenduri për të rikthyer në Torino, Paul Pogba.

Ekipi italian dëshiron të sigurojë shërbimet e kampionit të botës dhe sipas asaj që shkruan Mirror mund të bëjë një lëvizje të papritur. 

Kampionët e Italisë janë gati të ofrojnë kartonin e Paulo Dybalasë dhe Miralem Pjaniç për të mbërritur te Pogba. Juventusi e shiti ish-futbollistin e tyre për një shifër rekord prej 90 milionë eurosh te United. 

Mediet italiane përforcojnë lajmin e Mirror, pasi Tuttosport hedh bastin se një lëvizje e tillë mund të ndodhë në verë. Gjasat janë që diçka e tillë të mos ndodhë, por ku ka zë nuk është pa gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat