Përhapja e koronavirusit, Gattuso ka këtë mesazh për tifozët

Futboll

Përhapja e koronavirusit, Gattuso ka këtë mesazh për tifozët

Më: 28 mars 2020 Në ora: 17:24
Gennaro Gattuso

Trajneri i Napoli, Gennaro Gattuso ka përcjellë një mesazh për gjithë tifozët në botë.

Njeriu në krye të skuadrës së Napoli, ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm në kohën e krizës së Covid19.

Italia, vendi ku Gattuso vepron, është vendi më i goditur nga ky virus. Trajneri ka shfrytëzuar rastin t’iu bëjë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, për të parandaluar përhapjen.

“Përshëndetje të gjithëve, jam z.Gattuso. Dua t’iu përshëndes gjithë italianëve, gjithë tifozët e Napolit, gjithë evropianët dhe tifozët e futbollit në botë” ka thënë Gattuso.

“E di se jeni në momente të vështira, dhe nuk është e mirë. Ju kërkoj që të qëndroni në shtëpi. Është fundamentale, sepse doktorët tanë dhe infermierët janë duke bërë punë të shkëlqyer” ka shtuar italiani.

“Më vjen keq për ata që na lanë, dhe për këtë duhet respektuar rregullat. E di se është e vështirë, por të gjithë duhet të tentojnë” ka thënë ndër të tjerash trajneri.

Gattuso dhe skuadra e tij kanë shtyrë vendimin për rikthim në stërvitje, deri sa situata të përmirësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat