Haaland ‘flirton’ me Real Madridin

Futboll

Haaland ‘flirton’ me Real Madridin

Më: 28 mars 2020 Në ora: 17:58
Erling Haaland

Erling Haaland po ‘flirton’ me skuadrën e Real Madrid.

Ylli norvegjez, Haaland, dëshiron të nënshkruajë me Real Madrid, sa më herët në verë, gjithnjë sipas raportimeve nga mediet spanjolle.

Edhe pse iu bashkua Dortmundit nga Leipzig në janar, Haaland duket se tashmë po shikon për një tjetër lëvizje.

Dortmund pagoi 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e norvegjezit, por për kartonin e tij do të kërkojnë së paku 75 milionë euro.

Klubi gjerman thuhet se vështirë që do ta shesin lojtarin gjatë verës, por në vitin 2021 mund t’i ndajnë rrugët me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat