Francezi në merkato, Barcelona i vë çmim të shtrenjtë

Futboll

Francezi në merkato, Barcelona i vë çmim të shtrenjtë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 18:17
Samuel Umtiti

Barcelona po mendon për të mbushur arkat e klubit e për këtë qëllim po vlerëson shumën që mund të përfitojë nga shitja e disa futbollistëve, që nuk bëjnë pjesë në planet për të ardhmen. Një prej tyre është qendërmbrojtësi Samuel Umtiti, kampion bote me Francën, i ditëlindjes 1993.

Sipas të përditshmes katalane Sport, francezi vlerësohet 50 milionë euro, por vështirë se do të ketë skuadra që do të ofrojnë kaq shumë për një lojtar që nuk ka treguar vazhdimësi të formës edhe për shkak të problemeve të shumta fizike. Një alternativë është transferimi i Umtitisë në Kinë apo në ligat arabe, ku mund të jenë të gatshëm ta shpenzojnë një shumë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat