Arsenali rivalizon Liverpoolin për Dembelen

Futboll

Arsenali rivalizon Liverpoolin për Dembelen

Më: 28 mars 2020 Në ora: 23:24
Ousmane Dembele

Arsenali thuhet se do të rivalizojë Liverpoolin në garën për sulmuesin e dëmtuar të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sulmuesi francez aktualisht është i lënduar për të dhjetën herë te Barcelona dhe skuadra nga La Liga duket e gatshme të shkurtojë humbjet me shitjen e tij.

Klubi anglez, Liverpooli u tha se është shumë i interesuar të transferojë Dembelen në Anfield për një shifër rreth 80 milionë euro.

Megjithatë, Reds nuk do ta kenë të lehtë transferimin e francezit pasi do të kenë rivalë nga brenda kampionatin për transferimin e tij.

Sipas gazetës spanjolle AS, edhe Arsenali është i interesuar të transferojë në Ligën Premier ish-sulmuesin e Rennes dhe Borussia Dortmundit.

Drejtuesit e Barcelonës thuhet se kanë diskutuar hapur idenë e shitjes së Dembeles dhe lojtari do ta gjej vetën në shitje kur të kthehet nga lëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat