Lautaro ka një kërkesë ‘speciale’ për Barcelonën, në rast të transferimit

Futboll

Lautaro ka një kërkesë ‘speciale’ për Barcelonën, në rast të transferimit

Më: 28 mars 2020 Në ora: 23:35
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez do të ketë një kërkesë ‘speciale’ për skuadrën e Barcelonës.

Barcelona tash e sa kohë po lidhet me transferimin e mundshëm të Lautaro Martinez, të cilin e shohin si zëvendësues ideal për Luis Suarez.

‘Sport’ shkruan se Lautaro ka kërkuar që në marrëveshjen personale të ketë vendin e garantuar në 11-ën startuese.

Kjo gjë vështirë se do të pranohet nga skuadra e Barcelonës.

Kujtojmë se për kartonin e lojtarit, Barca duhet të paguajë së paku 111 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat