Pedro Rodriguez mund të përfundojë te skuadra e Lazios.
Pedro është në muajt e fundit të kontratës së tij me Chelsea, dhe bisedimet për një rinovim kontrate nuk kanë nisur akoma.
Lojtari lidhet me skuadra të ndryshme dhe së fundmi emri i tij po lidhet edhe me Serie A, saktësisht me skuadrën e Lazio.
‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Lazio janë gati të bëjnë një ofertë për yllin e Chelsea.
Ish anëtari i Barcelonës është lojtari i dytë nga Chelsea që lidhet me skuadrën romake, me Olivier Giroud që gjithashtu kërkohet nga ta.
Pedro ka thënë se do të dëshironte qëndrimin në Londër, por një gjë e tillë vështirë se do të ndodh.