Lajm i mirë për Dybalën, familjarët rezultojnë negativë ndaj koronavirusit

Futboll

Lajm i mirë për Dybalën, familjarët rezultojnë negativë ndaj koronavirusit

Më: 29 mars 2020 Në ora: 08:21
Paulo Dybala

Paulo Dybala ishte një prej futbollistëve të Juventusit, i infektuar nga koronavirusi, bashkë me të fejuarën e tij, por numri 10 i bardhezinjve ka marrë sot një lajm pozitiv.

Kështu familjarët e tij në Argjentinë i janë nënshtruar testit dhe kanë rezultuar negativë, ndërsa vetë sulmuesi ka konfirmuar se ndihet i çliruar që të paktën ata nuk janë prekur nga Covid-19.

I pari që rezultoi pozitiv në klubin e Juventusit ishte mbrojtësi Daniele Rugani, ndërsa pas tij edhe sulmuesi Dybala, i cili pak ditë më parë deklaroi se në fillim kishte vështirësi në frymëmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat