Habit futbollisti i Kosovës: Po na vjedhin

Futboll

Habit futbollisti i Kosovës: Po na vjedhin

Më: 29 mars 2020 Në ora: 13:38
Habit futbollisti i Kosovës: Po na vjedhin....

Kosova ka hyrë në javën e tretë që po përballet me koronavirusin, i cili tashmë pothuaj ka paralizuar gjithçka.

Shumë biznese janë ndaluar duke bërë që sektori privat t’i dërgojë në shtëpi një numër të madh të punëtorëve.

Qeveria e vendit më këtë rast mori një sërë vendime për ta lehtësuar sadopak krizën për qytetarët, e njëri nga këto vendime ishte edhe shtyrja e këstit të kredisë.

Image

Megjithatë, sipas futbollistit të mirënjohur Liridon Kukaj, kjo gjë nuk po ndodh dhe se bankat po vazhdojnë të vjedhin në një mënyrë tjetër.

Kukaj ka reaguar parmes një postimi në “Facebook” i cili sqaron gjithçka.

"Popull i dashtun, a po e shihni hajninë e radhës që po na bëhët nga bankat për këste qe i shtyjn a jo?
Banka po pranon me ta shty pagesen për 1 muaj, por muajin e ardhëshëm duhet me pagu edhe interesin që ësht dasht t’paguhet me kët këst, kshtu që bankat popullin nuk po e ndihmojnë por përkundrazi me plot kuptimin e fjalës “ PO NA VJEDHIN”.
Tani lindë pytja se a kemi ne SHTET që dikush ti denoj këto banka për tentim vjedhje dhe mashtrim ?. Apo duhet të reagoj edhe BQK në këtë drejtim !!!", shkruan Kukaj në profilin e tij në facebook. Një shkrim i habitshëm i Kukajt, a thua si do të reagojnë bankat me këtë rast, mbetet të shihet apo sa qëndron kjo e vërtetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat