Ja çfarë do të bëjë Shaqiri sipas mediave angleze

Futboll

Ja çfarë do të bëjë Shaqiri sipas mediave angleze

Më: 29 mars 2020 Në ora: 15:10
Ja çfarë do të bëjë Shaqiri sipas mediave angleze

Aventura e Xherdan Shaqirit te Liverpooli po shkon drejt fundit dhe largimi në fund të këtij sezoni është i pashmangshëm.

Diçka të tillë e konfirmojnë edhe mediat angleze së fundmi, sipas të cilave shqiptari do të kalojë te Sevilla ose Roma.

Dy klubet e lakuara janë gati të paguajnë 30 milionë euro për shërbimet e Shaqirit. Me një shifër të tillë Liverpool do të ishte i kënaqur, ashtu si 28-vjeçari, i cili dëshiron të ketë më shumë hapësira.

Këtë sezon, Shaqiri ka luajtur në total vetëm 256 minuta. Hapësirat kanë qenë thuajse inekzistente për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat