Shqiptari i Kosovës që nokautoi serbin trupmadh në Beograd, e shqelmoi Shmundllën në Osijek!

Futboll

Shqiptari i Kosovës që nokautoi serbin trupmadh në Beograd, e shqelmoi Shmundllën në Osijek!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2020 Në ora: 15:33
Shqiptari i Kosovës që nokautoi serbin trupmadh në Beograd, e shqelmoi Shmundllën në Osijek!

Dy raste që nuk harrohen, pa përmendur edhe disa të tjera kur kishte rrahur rivalët, si serb, maqedon etj! Nuk e kishte problem a ishte në Beograd, a në Nish, a në Manastir apo në Osijek, apo ku tjetër, kur ia vlonin gjakun kërciste boksi e shqelmi.

Ky është Sahit Kelmendi, ish futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës, një kohë e ka pasur kapiten edhe Fadil Vokrrin.

Kelmendi edhe vet një kohë ka qenë kapiten (1988) dhe njihej si futbollist trim që ka pasur Prishtina. Në vitin 1986 pikërisht me 7 dhjetor, Osijeku dhe Prishtina u ndanë baras (1:1), në kuadër të javës së 16-të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë. Kelmendi thyen këmbën e shtrihet në spital.

Në pjesën e dytë ndodhi e papritura, të vija anësore, disa lojtarë të Osijekut rrëzuan Kelmendin, ky edhe pse ishte i shtrirë e me këmbë të thyer, e nga nervozizmi, e sigurisht edhe e kishte ngacmuar me fjalë Shmundlla,  me sa kishte fuqi e godet me shqelm!

Shmundlla bie në tokë, tollovi!  Para 32 viteve përkatësisht me 20 mars të vitit 1988 (java 20-të e Ligës së Parë), në stadiumin e Rad-it në Beogradit, rrahje pothuajse masive mes futbollistëve të Prishtinës dhe atyre të Rad-it. Rad-i fiton me rezultat 1:0 ndaj Prishtinës, Mensur Nexhipi humb penalltinë në minutën e 4-të.

Në fund të ndeshjes kërcet dajaku, Kelmendi si boksier e nokauton trupmadhin Driziq të Rad-it!  Kelmendi njihet si nga lojtarët më luftarakë, temperamentë dhe trim që nuk e kishte shoqin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat