Ja kush do të largohet në verë nga kuqezinjtë

Futboll

Ja kush do të largohet në verë nga kuqezinjtë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 15:36
Ja kush do të largohet në verë nga kuqezinjtë

Lukas Bilia do të largohet në fund të sezonit nga Milani. Argjentinasit i skadon kontrat dhe palët nuk janë ulur kurrë në bisedime për të vijuar bashkëpunimin. Mesfushori përflitet për një rikthim në atdhe, por në kohët e fundit interesit për shërbimet e tij edhe në Itali ka pësuar rritje. Thuhet si Filipo Inzagi e ka “prenotuar” për Beneventon në rast se kjo e fundit ngjitet në Serinë A.

Në radhë për 34 vjeçarin është edhe Torino që kërkon një lojtar me përvojë për kabinën e regjisë. Fjala e fundit normalisht i takon Bilias që nëse i ofrohet një projekt i kënaqshëm mund të vendosë të shtyjë rikthimin në Argjentinë ku pretendon të zhvillojë edhe sezonet e fundit të karrierës.

XHOLI – Situatë e ngjashme ajo e Xhakomo Bonaventurës, të cilin gjithashtu e dëshiron Torino. Ai ka ende shpresë për një rinovim kontrate me Milanin, duke qenë se ajo aktuale i skadon në qershor të këtij vit. Edhe për mesfushorin ka shumë klube të interesuara me në krye Napolin e Xhenaro Gatuzos.

Pretendentja më e re për shërbimet e tij, duket Fiorentina që kërkon të përfitojë nga kartoni pa kosto për ta përfshirë në ekip në sezonin e ardhshëm. Përveç 30 vjeçarit, vjollcët do të tentojnë të marrin nga Milani edhe Lukas Paketan, për të cilin nevojitet një investim prej të paktën 30 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat