Cikalleshi mjaft i përkushtuar ndaj stërvitjes

Futboll

Cikalleshi mjaft i përkushtuar ndaj stërvitjes

Më: 29 mars 2020 Në ora: 16:47
Cikalleshi mjaft i përkushtuar ndaj stërvitjes

Izolimi për shkak të koronavirusit ka penguar stërvitjen normale të shumë futbollistëve, por pjesa më e madhe e tyre ka gjetur mënyra alternative për të mbajtur muskujt të nxehur.

Për shembull, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili aktivizohet me skuadrën turke Akhisarspor, po shfrytëzon ballkonin e apartamentit të tij për të qenë sa më shumë në formë për rikthimin në fushë.

Është gruaja e tij, Kornelia Cikalleshi, ajo që ka postuar videon në Instagramin e saj, ku sulmuesi kuqezi shikohet mjaft i dedikuar ndaj asaj që po bën, pra vrapim në ballkon. “Nuk ndalon asnjëherë stërvitjen, edhe pse jemi në karantinë”, shkruan bashkëshortja e 29 vjeçarit nga Kavaja.

Fillimisht, Turqia vazhdoi kampionatin duke qenë se ishte një nga vendet më pak të prekura nga koronavirusi, por me rritjen e numrit të të infektuarve, autoritetet vendosën të ndalnin futbollin ashtu si në vendet e tjera europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat