Grezda e ngacmon: Bëhu i fortë, mos qaj

Futboll

Grezda e ngacmon: Bëhu i fortë, mos qaj

Më: 29 mars 2020 Në ora: 17:20
Grezda e ngacmon: Bëhu i fortë, mos qaj

Të gjithë tashmë janë izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të Koronavirusit dhe mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar kohën.

Ky izolim ka bërë që portieri i Kombëtares, Etrit Berisha të rikthehet të shikojë disa nga momentet e tij më të mira këtë sezon. Një moment është edhe ai në ndeshjen mes SPAL-it dhe Juventusit, ku Berisha ka bërë një pritje fantastike ndaj yllit bardhezi Kristiano Ronaldo.

Pikërisht këtë pritje gardiani kuqezi e ka postuar në “Instagram”, teksa e shoqëron me shkrimin: “Mungon tashmë”, duke iu referuar pezullimit të fundit.

Një koment të veçantë portieri ka marrë edhe nga futbollisti tjetër i Kombëtares, Eros Grezda. Ky i fundit në komentin e tij Berishës, ka shkruar: “Nostalgji bablok? Mos qaj, bëhu i fortë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat