Sporti është ndalur ndërsa sportistët po qëndrojnë në shtëpitë e tyre duke stërvitur individualisht.
Kjo situatë është tash e tri javë, ndërsa Qeveria e Kosovës mori vendim që masat në luftë kundër koronavirusit të zgjasin deri më 6 prill, çka i bie që klubet duhet të mos llogarisin në punë së paku edhe një javë.
Padyshim kjo është një zgjatje e madhe dhe tashmë mund të thuhet se sportistëve iu duhet një kohë e gjatë për ta arritur formën fizike aty ku e lanë tri javë më parë.
Shumë kampionate në Evropë tashmë kanë filluar të mendojnë alternativa për vazhdimin e kampionatit, derisa në Federatën e Futbollit të Kosovës kanë thënë që janë në kontakt me UEFA-n në lidhje me çdo veprim sa i përket çështjes së rifillimit të kampionatit do të bëhet në koordinim të plotë me organet e futbollit evropian.
Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i edicionit 2019/20, i cili me shumë mundësi do të jetë njëri nga ‘trillerët’ më të mirë se shumë nga ata që i keni parë në filma.