Drejtori sportiv i Juves: Futbolli duhet ta konsiderojë stilin e merkatos të NBA-së

Futboll

Drejtori sportiv i Juves: Futbolli duhet ta konsiderojë stilin e merkatos të NBA-së

Më: 29 mars 2020 Në ora: 19:05
Ronaldo

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka bërë thirrje për një sistem transferimi të stilit NBA në futboll pasi të përfundojë kriza e koronavirusit.

Klubet në të gjithë botën po vuajnë humbje të mëdha financiarisht si rezultat i pandemisë dhe që do të ndikojnë në tregjet e ardhshme të transferimit.

“Do të ketë shumë marrëveshje shkëmbimi, një situatë që e afron futbollin në NBA”, tha Paratici për Tuttosport.

Një sistem i stilit NBA do të nënkuptojë më pak tarifa transferimi që shpenzohen dhe shkëmbime më të drejtpërdrejta të lojtarëve të bëra midis klubeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat