Presidenti i UEFA-s ‘alarmon’ futbollin evropian, shkaku i pandemisë Covid-19

Futboll

Presidenti i UEFA-s ‘alarmon’ futbollin evropian, shkaku i pandemisë Covid-19

Më: 29 mars 2020 Në ora: 21:04
Aleksandër Ceferin

Sezoni futbollistik 2019-2020 mund të anulohet totalisht nëse kampionatet nuk do të rifillojnë ndeshjet deri në qershor, deklaron presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Kujtojmë se thuajse të gjitha kampionatet elitare europiane kanë pezulluar aktivitetin si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Edhe kampionatet kombëtare si Euro 2020 dhe Nations League janë shtyrë me një vit.

Për gazetën La Reppublica, Ceferin shprehet se ka 3 plane për zhvillimin e këtij sezoni.

Ndeshjet mund të luhen me dyer të mbyllura, dhe mund të fillojnë në mes të majit, në mes të qershorit ose në fillim të korrikut.

“Ekziston dhe mundësia që ta rifillojmë sezonin tjetër aty ku e kemi lënë. Ne do të shikojmë mundësinë më të mirë. Në të kundërt do të anulohet totalisht”, shprehet slloveni.

Deri më tani janë 9 ndeshje të mbetura në Premier Ligën angleze, dhe 12 në ligat e tjera evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat