Reagon skuadra nga Shqipëria: Merrni shembull nga Kosova, ndihmoni klubet e futbollit

Futboll

Reagon skuadra nga Shqipëria: Merrni shembull nga Kosova, ndihmoni klubet e futbollit

Më: 29 mars 2020 Në ora: 23:51
Bylisi

Pas presidentit të Bylisit Besnik Kapllanaj, edhe klubi i Laçit ka reaguar zyrtarisht nëpërmjet një deklarate, ku i ka kërkuar qeverisë të marrë masa për të lehtësuar sadopak barrën ekonomike të klubeve të futbollit.

Në këto momente të vështira, ku gjithçka është ndërprerë për shkak të koronavirusit, klubet po njohin humbje ekonomike, ndërsa Laçi ka kërkuar lehtësim të detyrimeve tatimore dhe një paketë ndihme si ajo që ofroi Kosova vetëm një ditë më parë.

Deklarata e klubit të Laçit!

Ditë të vështira për të gjithë shqiptarët dhe për gjithë globin duhet thënë. Askush nuk e kishte imagjinuar një situatë të tillë, por ky është realiteti tani. Gjithsesi të gjithë duhet të bëjmë forcat bashkë dhe ta kapërcejmë këtë sprovë.
Sigurisht pasojat janë të rënda dhe kanë nisur të ndjehen që tani. Po i ndjen edhe bota e sportit dhe ajo e futbollit në veçanti. Nuk mbeten jashtë kësaj krize as klubet shqiptare dhe as klubi ynë . Në kushtet kur çdo aktivitet është ndalur, edhe për klubet e futbollit është e vështirë që të likuidojnë detyrimet financiare mujore, sigurimet shoqërore , tatimin në burim dhe tatimin mbi fitimin , që janë jo të pakta në vlera.

Futbollistët, stafi dhe pjesëtarët e tjerë të klubit me të drejtë presin të paguhen. Ka njëfarë mirëkuptimi të gjithanshëm për situatën e vështirë, por në fund të gjithë mendojnë se çfarë do të shtrojnë në tryezë, si do të paguajnë qiratë ,apo si do të shlyejnë detyrimet e tjera.

Në këto kushte kur çdo restorant është i mbyllur, e vetmja formë qe po i mundësojmë sportisteve tanë trajtimin ushqimor është shërbimi katering, pasi jemi të detyruar tu shërbejmë dietën ditore ushqimore sipas rregullave te përcaktuara në kontratë .
Nëse ne si klube nuk u përgjigjemi dot, praktikisht kemi pushuar së funksionuari. Ndaj, shteti shqiptar do të duhet ta shikojë me seriozitet edhe situatën e klubeve të futbollit, sikurse të çdo biznesi tjetër.

Kjo nuk është në të mirë të askujt, ndaj presim një reagim të qeverisë shqiptare për këtë situatë. Nuk kërkojmë as me shumë e as më pak, por të jepet ndihmë, siç ndodh kudo në Europë, duke nisur nga Kosova fqinje, qe jo me gjate se dy dite miratoi fondin prej 5 milione eurosh për sportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat