Përfaqësuesi i Futbollistëve jep alarmin e dhimbshëm: Futbolli për sivjet ka përfunduar

Futboll

Përfaqësuesi i Futbollistëve jep alarmin e dhimbshëm: Futbolli për sivjet ka përfunduar

Më: 30 mars 2020 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Damiano Tommasi, presidenti i Sindikatës së Futbollistëve në Itali, del hapur dhe jep alarmin se futbolli për këtë sezon mund të ketë marrë fund, duke parë edhe gjendjen alarmante të koronavirusit në Itali.

“Tashmë kemi arritur në një pikë ku ndoshta duhet të marrim një vendim të rëndësishëm dhe në krahasim me javët e shkuara tashmë pasi edhe ministri Spadafora ka shprehur shqetësim kam frikë se kampionati është mbyllur përfundimisht”, ka thënë ai.

Ai shprehet se tashmë i takon klubeve të gjejnë rrugën me futbollistët për rrogat dhe për shkurtimet. Ndryshe, do të ndërhyjë sindikata nëse ka probleme dhe konfrontime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat