Milan është në kërkim të një mbrojtësi të nivelit botëror.
Calciomercato raporton sot se Milan është duket bërë përpjekej për ta transferuar yllin e Arsenalit, Shkodran Mustafin.
E ardhmja e lojtarit të kombëtares së Gjermanisë me Arsenalin mbetet aktualisht në pikëpytje.
Mustafi ishte i lidhur me një transferim në San Siro në janar, ndërsa një kalim i tij gjatë verës mund të provohet sërish.
27-vjeçari ka bërë vetëm tetë paraqitje në Premier League deri më tani këtë sezon, duke qenë se nuk ishte në favor të trajnerit të shkakruar Unai Emery.
Mirëpo me ardhjen e Mikel Artetas gjërat kanë ndryshuar në favor të Mustafit.
Ardhja e Shkodran Mustafit shihet si zëvendësim i Mateo Musacchio, i cili pritet të shitet për shkak të situatës së tij të kontratës dhe që Milani mund të kalojë në opsionin e tyre për të blerë Simon Kjaer, që do të thotë se klubi do të ishte në treg për një opsione të reja për qendërmbrojtësit.