Më në fund merren vesh, lojtarët e Barcelonës pranojnë uljen e pagave për 70 për qind

Futboll

Më në fund merren vesh, lojtarët e Barcelonës pranojnë uljen e pagave për 70 për qind

Më: 30 mars 2020 Në ora: 14:00
Messi

Leo Messi i jep fund çdo polemike në lidhje me çështjen e pagave të lojtarëve në Spanjë.

Sulmuesi i Barcelonës, përmes një postimi të gjatë të publikuar në rrjetet e tij sociale, ka dashur të sqarojë sjelljen e tij dhe bashkëlojtarëve të tij.

“Ne do ta ulim pagën me 70% deri në momentin në të cilin gjendja e jashtëzakonshme do të ndalet”, lajmëroi Messi.

Jo vetëm kaq, të gjithë lojtarët vendosën që të “investojnë në klub, për t’i dhënë ndihmë financiare tërë kompanisë. Ne do të japim kontributin tonë për të garantuar 100% të pagës për të gjithë punonjësit”.

Kujtojmë se lojtarët e Barcelonës ishin të ndarë në grupe sa i përket kësaj çështje, pasi disa nuk pranon ulje të pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat