Befason selektori i Brazilit: Neymar i rëndësishëm, por jo i pazëvendësueshëm

Futboll

Befason selektori i Brazilit: Neymar i rëndësishëm, por jo i pazëvendësueshëm

Më: 30 mars 2020 Në ora: 16:19
Neymar

Selektori i kombëtares së Brazilit, Tite, ka dhënë disa komente lidhur me Neymar.

Ylli i Paris Saint Germain ka qenë një nga lojtarët kryesor të kombëtares së Brazilit në vitet e fundit. Këtë gjë e ka thënë edhe Tite, por ky i fundit ka pasur edhe diçka për të shtuar.

Sipas Tite, Neymar është akoma i rëndësishëm, por nuk është  i pazëvendësueshëm dhe Brazili nuk varet nga ylli i PSG.

“Neymar jep siguri, pasi ai sjell paparashikueshmëri në lojën tuaj”, ka thënë Tite për ‘France Football’.

“Ai jep siguri, pasi ai ofron një zgjidhje individuale ose kolektive që të tjerët nuk mund ta bëjnë, dhe me të, potenciali i skuadrës nuk është i njëjtë, sepse ai shkëndijon. Për Neymarin që po flas është ai me kapacitet të plot mental e fizik”, ka shtuar selektori brazilian.

“Neymar është esencial, por jo i pazëvendësueshëm”, ishin fjalët e Tite.

Tite drejton Brazilin që nga viti 2016 dhe ka një përqindje impresive prej 70% fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat