Rashford shkëlqen jashtë fushës së blertë, siguron racione ushqimi falas për fëmijët në nevojë

Futboll

Rashford shkëlqen jashtë fushës së blertë, siguron racione ushqimi falas për fëmijët në nevojë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 19:32
Marcus Rashford

Ylli i Manchester United, Marcus Rashford, po shkëlqen edhe jashtë fushës së blertë.

Në kohën kur bota po përballet me pandeminë Covid 19, lojtarëve të futbollit po iu pamundësohet që të japin kontributin e tyre në fushën e blertë. Por, ata nuk po qëndrojnë pasivë.

Shumica e lojtarëve deri më tani kanë dhënë kontribut në forma të ndryshme. Një nga ta është edhe Marcus Rashford, që së fundmi po siguron racione ushqimi falas për njerëzit në nevojë.

“Në të kaluarën kam bërë shumë punë për ndihmën ndaj fëmijëve dhe kur dëgjova për mbylljen e shkollave dhe vendeve të punës, e dija se duhet të sigurohen disa racione ushqimi për fëmijët që nuk do ta kenë ata ushqim në shkolla”, ka thënë Rashford për ‘BBC’, transmeton lajmi.net.

“Më kujtohet kur isha në shkollë dhe kisha racione falas, dhe mamaja ime nuk kthehej në shtëpi deri rreth orës 18:00, kështu që ushqimi im i radhës ishte tek rreth orës 20:00”.

“Duhet të ketë fëmijë që janë në kushte më të vështira sesa isha unë”, ka shtuar Rashford.
Ky gjest është për të gjitha duartrokitjet. Ylli i United po gëzon respekt të madh nga komentet në rrjetet sociale, pas këtij gjesti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat