Tare: Po flasim për luftë

Futboll

Tare: Po flasim për luftë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 19:51
Igli Tare

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për sajtin e njohur gjerman, Sport1, lidhur me situatën e rëndë në Itali nga përhapja e koronavirusit.

Tare ka thënë se tani në Itali nuk flitet për situatë të caktuar, por më tepër për luftë ndaj koronavirusit.

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se edicioni në Serie A nuk duhet të ndërpritet, por duhet të vazhdojë.

“Po duket se po jetojmë në një film horror. Në fillim çdo gjë është vlerësuar më e lehtë. Tani nuk po flasim për situatë të caktuar, por më shumë për një luftë. Nëse shihni kampionë ushtarakë që lëvizin me arkivole të të vdekurve brenda, atëherë do të tronditeni dhe do të mbetni pa fjalë”, ka thënë Tare.

“Për fat të keq, numri i të vdekurve çdo ditë është i madh. Kjo është një fatkeqësi për të gjithë vendin”, ka shtuar Tare.

Të shtunën Juventusi njoftoi se ka arritur marrëveshje me lojtarët dhe trajnerin për të mos i paguar ata për muajt mars, prill, maj dhe qershor.

Tare ka thënë se edhe te Lazio do të ketë zvogëlim të të ardhurave.

“Ne ende duhet të mendojmë për këtë. Lojtarët janë në kontakt të vazhdueshëm, por nuk kanë folur për këtë ende. Unë pres që ulja të ndodhë së shpejti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat