Guardiola ka një mesazh për tifozët: Do të kthehemi më të fortë, më të sjellshëm dhe pak më të majmë

Futboll

Guardiola ka një mesazh për tifozët: Do të kthehemi më të fortë, më të sjellshëm dhe pak më të majmë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 23:01
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka përcjell një mesazh për tifozët e Manchester City.

Gjatë kohës kur bota po përballet me pandeminë Covid19, futbolli vazhdon të jetë i suspenduar.

Kështu, edhe Britania e Madhe dhe Premierliga vazhdojnë të jenë në kaos. Megjithatë, trajneri i Manchester City, Guardiola, nuk ka harruar tifozët e skuadrës së tij, për të cilët ka përcjell një mesazh.

“Ju jeni familja ime e futbollit, dhe ne do të bëjmë çdo gjë të mundur për t’iu bërë të ndiheni më mirë”, ka thënë Guardiola.

“Ne do të kthehemi më të fortë, më të mirë, më të sjellshëm, dhe pak më të majmë. Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurtë” ka shtuar trajneri katalan.

Manchester City dhe Premierliga po presin për një përgjigje nga UEFA, nga takimi që do të mbahet të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat