Tjetër skuadër italiane pas Vedat Muriqit – mund t’i bashkohet yllit të Kosovës

Futboll

Tjetër skuadër italiane pas Vedat Muriqit – mund t’i bashkohet yllit të Kosovës

Më: 30 mars 2020 Në ora: 23:49
Vedat Muriqi

Klubi i Serie A, Napoli i është shtuar listës së gjatë të klubeve që po interesohen për yllin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, njofton Corriere dello Sport.

Napoli është duke kërkuar një zëvendësues për polakun Arkadiusz Milik dhe e sheh Muriqin si zëvendësues ideal.

Por, transferimi i Muriqit nga Fenerbahçe do të kushtonte rreth 20 milionë euro.

Tottenhami, Manchester Unitedi, Leicester City, Eintracht Frankfurti, Lazio, Fiorentina e Juventusi, po ashtu kanë shprehur interesim për Muriqin.

Muriqi ka shënuar 13 gola në 25 ndeshje në ligë këtë stinor. Ai ka kontratë me Fenerbahçen deri në verën e vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat