Newcastle bëhet klubi i parë i Premierligës që e bën këtë gjë

Futboll

Newcastle bëhet klubi i parë i Premierligës që e bën këtë gjë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 08:39
Ilustrim

Ndërsa flitej për shitjen e klubit te një sheik i Arabisë Saudite prej 340 milionë funte, Newcastle u bë klubi i parë i Premier ligës që ka vendosur t'i jap leje të gjithë stafit të skuadrës të parë.

Punonjësit morën postë elektronike nga drejtori administrues, Lee Charnley, të hënën duke u sqaruar se pezullimi i detyruar i futbollit diktoi se do të duhet të aplikojnë në skemën e rekomanduar nga qeveria, e cila lejon stafin të kërkojnë 80% të pagave të tyre, në maksimum 2.500 për muaj.

Kjo domosdoshmëri përfshin skautët, trajnerët e akademisë dhe punëtorët në bamirësinë e fondacionit të klubit dhe u tha se ishte iniciuar për të siguruar mbijetesën e klubit në një kohë kur fluksi i parave po vuan nga mungesa e aktiviteteve.

Megjithatë, njëjte si Newcastle ende nuk ka vepruar asnjë klubin i Premierligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat