Shaqiri kundër anglezëve në vitin 2004

Futboll

Shaqiri kundër anglezëve në vitin 2004

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:03
Shaqiri kundër anglezëve në vitin 2004

Një fotografi emocionuese dhe mjaftë atraktive e ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, Artim Shaqiri, ish kapiteni i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll.

Fotoja është e vitit 2003 kur Maqedonia në stadiumin e qytetit në Shkup priti Anglinë, në një ndeshje kualifikuese për Euro2004.

Kjo ndeshje u fitua nga anglezët me rezultat 1-2.

E në foto shihet legjenda Artim Shaqiri me kapitenin legjendar të “Albionit krenar”, David Beckham.

Artim Shaqiri, i cili sot jeton në Strugë, është një prej emrave më të famshëm të Maqedonisë në futboll, që ka luajtur mbi 70 ndeshje për kuqeverdhët.

Ai ka mbetur në histori për golin që ia shënoi nga rivënia këndore portierit David Seaman, në ndeshjen eliminatore për europian, Angli-Maqedoni (2-2) në Sauthempton, me 16 tetor 2002.

Nëse ky gol i rrallë dikujt i ka dal nga kujtesa, atëherë jo edhe Seamanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat