Ja sa milionë falën lojtarët

Futboll

Ja sa milionë falën lojtarët

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:01
Ja sa milionë falën lojtarët

 Presidenti i Barcelonës, Bartomeu shpjegon momentin kritik që po kalon ekipi i tij dhe thotë vlerën që u krijua nga ulja e pagave të futbollistëve. Situata- “Është komplekse. Është një moment ku duhet të marrim masa. Ne folëm me sportistët e Barcelonës për të ulur pagat, por nuk ishte kjo e vetmja lëvizje. Kriza na ka prekur të gjithë. Me futbollistët kisha një marrëveshje paraprake për të ulur pagat. Që nga 14 marsi nuk kemi të ardhura”.

Shifrat- “Zbritja e pagave ishte 16 milionë euro, e cila përfaqëson 5.5% të rrogës vjetore të lojtarëve. Megjithatë, këto 16 milionë euro nuk janë të mjaftueshme për të shmangur krizën. Duhet të mendojmë që Barcelona nuk ka asnjë të ardhur që nga 14 marsi. Nuk kemi muzeun të hapur, nuk marrim asgjë nga të drejtat televizive, nga biletat, nga asgjë. Nuk po marrim para mjaftueshëm dhe nuk ka rëndësi të jap shifra të tjera. Ajo që po bën Barcelona është ajo që po bëjnë të gjitha skuadrat e tjera të mëdha si Bajerni, Lioni dhe Juventusi”.

Kritikat e Mesit– “Lojtarët kurrë nuk krijuan problem për uljen e pagave, në asnjë moment. Në 20 mars ka pasur një takim mes lojtarëve dhe ishin të gatshëm ta bënin këtë”. Falimentimi- “Nuk do të futemi në fazat e falimentimit. Por nëse deri nëse qershor nuk do të ketë ndryshime, do të jemi në rrezik. Klubi duhet të ketë 1 miliard euro. Këtë vit kishim rritje të jashtëzakonshme deri në shkurt, pastaj gjërat shkuan ashtu siç i dimë të gjithë. Do të kemi humbje të tjera dhe kjo më shqetëson”.

Sezoni– “Barcelona është e gatshme që të përfundojnë kompeticionet, La Liga, Champions-i dhe Europa Ligë. Të shohim se si do t’ia bëjmë. Për momentin kemi arritur marrëveshjen për Europianin dhe Kupën e Amerikës. Barcelona i ka dyert e hapura për gjithçka. Nëse duhet që ta shtyjmë kompeticionin për 2-3 javë atëherë do ta bëjmë që të kemi tifozë në stadiume”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat