Trajneri italian flet për shqiptarët

Futboll

Trajneri italian flet për shqiptarët

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:51
Trajneri italian flet për shqiptarët

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, edi Reja, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”.

Atje është shprehur se nuk është fare i befasuar nga ndihma e Shqipërisë për Italinë, pasi i di shumë mirë vlerat e këtij vendi dhe se është zemërgjerë për të ndihmuar atë që dikur i kanë dhënë dorën në momentet e vështira.

“Nuk jam befasuar nga vendimi i Ramës, pasi për mua ai është zemërgjerë dhe xhentil, që e flet në perfeksion italishten dhe kjo e ka lejuar që të thotë shumë gjëra të rëndësishme.

Po, e vërtet që Shqipëria që nuk është vend i pasur, por ka shumë zemërgjerësi, e di shumë mirë sesi të jetë falenderuese për ata që i kanë ndihmuar.

Me informacionet e mia në Shqipëri është i kufizuar COVID-19. Pas rastit të parë janë marrë menjëherë masat dhe pas orës 1 nuk lëviz dot askush në rrugë.

Spitalet në Shqipëri janë në nivel të mirë, por nuk i kanë të gjitha lehtësirat e materialet tona në rast shpërthimi. Edhe dy pjesëtarë të Federatës janë të infektuar, por e kanë kaluar tani dhe situata po vjen në kontroll”, tha Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat