Rashica e ka një plan të madh

Futboll

Rashica e ka një plan të madh

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:52
Rashica e ka një plan të madh

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka zbuluar dëshirën që ka  për të luajtur në klube të mëdha dhe në Ligën e Kampionëve.

Në javët e fundit ka pasur raportime të shumta që kosovari kërkohet nga Liverpool dhe Aston Villa.

Në një intervistë për SID, Rashica ka thënë se dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve dhe kundër lojtarëve më të mirë në botë.

“Dua të luaj kundër lojtarëve më të mirë në botë dhe të luaj në Ligën e Kampionëve vit pas viti”.

“Jam duke punuar shumë dhe e di që mund t’ia dal. Nuk jam duke menduar shumë sepse situata momentale të shpërqendron dhe në fund nuk i ndihmon askujt, as mua dhe as klubit”, deklaroi ai.

Për kartonin e Rashicës duhet të paguhet vlera e 35 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat