Acarimi

Futboll

Acarimi

Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:11
Acarimi

Një zhurmë e madhe u bë ne mediet spanjolle në lidhje me reduktimin e pagave të futbollistëve të Barcelonës.

Megjithatë, reagimi i djeshëm i Mesit tregoi se të gjitha ato që janë thënë janë një deformim i së vërtetës. Lojtarët katalanas kanë vendosur të heqin dorë nga 70% e pagës së tyre dhe të investojnë për të paguar në masë të plotë punëtorët e klubit.

Në një intervistë për mediet spanjolle, presidenti Bartomeu ka sqaruar atë çka ka ndodhur brenda klubit në lidhje me këtë çështje. Mesi ka treguar menjëherë gatishmërinë për uljen e rrogave dhe tregon se ata janë acaruar nga fjalë të thëna nga njerëz brenda dhe jashtë klubit.

“Mesi më tha që ditën e parë se kjo ulje duhet bërë. Propozimi erdhi nga kapitenët. Është një gjest, që tregon përkushtimin e tyre ndaj klubit. Ndoshta lojtarët janë irrituar prej fjalëve të thëna nga njerëz brenda dhe jashtë klubit, të cilët nuk i dinë të gjitha. Negociatat janë bërë vetëm nga unë dhe Oskar Grau dhe ne nuk kemi thënë asnjë fjalë”, përfundoi kreu i klubit katalanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat