Shqipëria nuk është vetëm vend i kriminelëve

Futboll

Shqipëria nuk është vetëm vend i kriminelëve

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:41
Shqipëria nuk është vetëm vend i kriminelëve

Gjesti i Shqipërisë për të dërguar 30 mjekë e infermierë në ndihmë të Italisë që është në një situatë kritike prej koronavirusit, ka bërë bujë të madhe në të gjitha mediat italiane, teksa të shumta kanë qënë mesazhet mirnjohëse dhe falenderuese për Shqipërinë, në këtë moment të vështirë që populli italian po kalon.

Në lidhje me këtë situatë, ka folur edhe ish-bomberi i Kombëtares, Erjon Bogdani, i cili në një prononcim për mikrofonin e të përditshmes, “La Citta”, u shpreh se u ndje tepër i emocionuar për këtë gjest, teksa ka theksuar se në Shqipëri ka edhe njerëz të aftë e profesionistë që dinë të japin kontributin e tyre, e jo vetëm kriminelë, diçka për të cilën fatkeqësisht populli ynë përmendet shpesh.

Bogdani pjesën në pjesën më të madhe të karrierës është aktivizuar në futbollin italian, teksa shpesh herë ishte protagonist me golat e tij. Ai aktualisht jeton në Salermo, së bashku me familjen e tij, teksa janë izoluar prej javësh në shtëpi, për shkak të situatës së jashtëzakonshme.

Ishte një gjest shumë i bukur ndaj popullit italian, një shenjë mirënjohje për gjithçka që kemi marrë në këto vite .Ishte një emocion i madh, e ndoqa me shumë vëmendje edhe fjalën e presidentit, ishte një gol i bukur.

Ne në vitet 90’ nuk do ta harrojmë kurrë, italianët na kanë hapur dyert dhe tashmë është bukur që mund të japim diçka mbrapsht. Kjo, edhe për të treguar se Shqipëria nuk është vetëm vendi i kriminelëve, por edhe i profesionistëve në gjendje të ndihmojnë popullin. Shumë, besoj kjo është një karakteristikë e jona.

Më pëlqeu kur kryeministri tha se nuk kemi memorie të shkurtër. Jemi krenar që mund të japim ndihmën tonë. Italia na ka ndihmuar shumë kur kemi pasur nevojë, dhe tani, edhe pse nuk jemi një vend i pasur është bukur të provojmë dhe t’iu japim një dorë. Kjo në ndryshim nga shumë vende të tjera të Europës, që situatën në Itali po e marrin shumë lehtë”, u shpreh Bogdani për “La Citta".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat