I dehur dhe gjobitet me 100 mijë funta.
Aston Villa ka vendosur të gjobisë me 100 mijë funta yllin e ekipit, Jack Grealish, pasi futbollisti është ndaluar nga policia në sajë të një feste ku ka marrë pjesë duke shkelur dekretin dhe ligjin anti-Covid.
Futbollisti, prej kohësh nën shënjestrën e Manchester United, ka kërkuar ndjesë, por sjellja e tij mund të ndikojë edhe te vlerësimi i shumë klubeve të mëdha që e duan. Në fakt, mungesa e disiplinës është një e metë që nuk mund të pranohet.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga “The Sun”.