Cesc Fabregas zbulon dy trajnerët më të mirë me të cilët ka punuar

Futboll

Cesc Fabregas zbulon dy trajnerët më të mirë me të cilët ka punuar

Më: 1 prill 2020 Në ora: 09:15
Sipas Fabregas, Arsene Wenger dhe Jose Mourinho janë trajnerët më të mirë që ka punuar në karrierë.

Legjenda spanjolle, Cesc Fabregas ka zbuluar se kush janë dy trajnerët më të mirë me të cilët ka punuar.

Sipas Fabregas, Arsene Wenger dhe Jose Mourinho janë trajnerët më të mirë që ka punuar në karrierë.

I pyetur në Instagram nga fansat spanjolli tha se janë Mourinho dhe Wenger.

“Kisha më të mirët në botë, andaj nuk mundem të ankohem. Wenger dhe Mourinho”, deklaroi ai.

Fabregas assesi nuk përmendi trajnerin e Manchester City-t, Pep Guardiola me të cilin kishte punuar te Barcelona dhe Vicente del Bosque, me të cilin arriti ta fitojë Kupën e Botës në vitin 2010 dhe pas dy vite Evropianin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat