Haxhija: Kam luajtur 25 vite futboll, por do ta mbajë mend Tetovën

Futboll

Haxhija: Kam luajtur 25 vite futboll, por do ta mbajë mend Tetovën

Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:00
Haxhija: Kam luajtur 25 vite futboll, por do ta mbajë mend Tetovën

“Nuk e harroj Tetovën dhe Shkëndijën”. Kështu thotë Albert Haxhia nga Vlora, ish sulmues i kuqezinjve nga Tetova (sezoni 1991-93), në një prononcim për faqen e gazetarit sportiv, Reshat Ibrahimi.

Vlonjati tutje ka rrëfyer për kohën e dikurshme (para 27 viteve) te Shkëndija.
“Në sezonin 1991/92 luanim me Fortunën e Hasanbegut dhe fituam 5-1. Pata shënuar një gol. Ishin vite të bukura, sepse kishte dashuri për futbollin. Nuk ishte primare leku, kishte futbollistë që luanin për 100 marka. Luanin me zemër për Shkëndijën. Ishte ekip pa asnjë të huaj, ishte ekip etnikishtë i pastër. Kam luajtur 25 vite futboll, por do ta mbajë mend Tetovën dhe Shkëndijën”, thotë Haxhija, sot 58 vjec.

Haxhija, i cili sot jeton në Vlorë, me respektë të madh flet edhe për njerëzit në Tetovë.
“Njerëzit ishin shumë dashamirës dhe sportëdashës. Ndoshta ishte dhe koha por prap ishin futbolldashës me zemër të madhe që e bënin gjithë atë qytet të jetonte me futbollin. Kam kujtime shumë të bukura dhe shokë shumë të mirë atje që flas pothuajse përditë si psh me: Ibro Osmanin, Skender Jonuzin, Rexhep Qamilin, Afet Jasharin, Bekim Osmanin, Zhuti Lika, Ibrahim Luma”, kujton ai, i cili shton se edhe sot e ndjek Shkëndijën përmes shtypit.

Albert Haxhija sot punon si mësues i edukatës fizike në gjimnazin e Orikumit në Vlorë dhe është drejtor i KF Orik, duke stërvitur edhe grupmoshën U13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat