Ish trajneri i Napolit, flet për shqiptarët

Futboll

Ish trajneri i Napolit, flet për shqiptarët

Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:01
Ish trajneri i Napolit, flet për shqiptarët

Amir Rrahmani ka bërë një hap shumë të madh në karrierë, teksa nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Napolit, me të cilët ka firmosur tashmë.

Mbrojtësi i Kosovës, së bashku me Marash Kumbullën janë duke treguar paraqitje të shkëlqyera te Verona dhe për këtë arsye, skudrat e mëdha u vunë në gjurmët e tyre. Pritet që edhe Kumbulla në merkaton e verës të kalojë në një ekip të madh, pasi interesimet për të janë të shumta.

Për këta dy futbollistë ka folur edhe ish-trajneri i Napolit, Xhani Di Marcio, i cili në një prononcim të dhënë për mediat italiane u shpreh: “Rrahmani është një lojtar i shkëlqyer, e njëjta gjë vlen edhe për Kumbullën, një i ri shumë i mirë me potencial dhe premton për të ardhmen. Mendoj se Kumbulla është më lider por të dy janë fantastik.

Napoli duhet të përqëndrohet në lojtarë të shkëlqyer për të mbetur konkurrues. Gatuzo? Nëse klubi është i bindur që ai është tekniku i duhur, ai duhet të rikonfirmohet për sezonin e ardhshëm. E njëjta gjë vlen edhe për Mertensin.”, u shpreh Di Marcio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat