Ylli francez i prek të gjithë

Futboll

Ylli francez i prek të gjithë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:21
Ylli francez i prek të gjithë

Vdekja e Pape Diouf e ka tronditur futbollin francez jo pak. Ish-presidenti i Marseille në vitet 2005-2009, u nda nga jeta mbrëmjen e kaluar në moshën 68-vjeçare për shkak të Coronavirusit.

Shumë mesazhe janë shkruar për të nga shumë futbollistë, ku spikat Samir Nasri, i cili e quan Diouf mësues dhe si një njeri që ka pasur një impakt të madh në jetën e tij. Mesazhe kanë dhënë dhe Mendy e Mbappe, që kanë prekur jo pak me fjalët e tyre.

Samir Nasri: “Shumë pak persona në Botë më kanë prekur ose kanë pasur impakt në jetën time ashtu siç ke pasur ti në jetën dhe karrierën time. Ke qenë gjithmonë një mësues për mua dhe agjenti im i parë. Ke qenë presidenti im dhe me zemër të vrarë duhet të të them lamtumirë. Ke ikur shumë shpejt dhe kurrë nuk do të të harroj Pape Diouf.”

Kylian Mbappe: “Nuk ka vend për rivalitet sonte. Shumë i mërzitur që mora vesh për vdekjen e një figure të madhe të futbollit. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen Diouf.”

Benjamin Mendy: “Shumë i mërzitur që dëgjoj për vdekjen e Pape Diouf. Një president i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh, i cili gjithmonë ka prezantuar siç duhet Marseillen dhe vlerat e tij. Një humbje e madhe për futbollin francez dhe kontinentin afrikan. U prefsh në paqe".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat